Teknologji dhe Inovacion

ChatGPT mund të ndikojë te njerëzit që të marrin vendime për ‘jetë a vdekje’

Chatbot-et janë bërë aq të fuqishme sa mund të ndikojnë në mënyrën se si përdoruesit marrin vendime për jetë a vdekje.

Revista Scientific Reports ka publikuar studimin që zbulon këtë të dhënë.

Studiuesit zbuluan se opinioni i njerëzve nëse ata do të sakrifikonin 1 person për të shpëtuar 5 u ndryshua nga përgjigjet e dhëna nga ChatGPT.

Për këtë, studiuesit kanë kërkuar që Chatbot-et të ndalohen së dhëni këshilla për çështje jetike, duke paralajmëruar se ato mund të ndërhyjnë në gjykimin e përdoruesve dhe mund të rezultojnë një rrezik për përdoruesit “naivë”.

Gjetjet vijnë pas dyshimeve se një belg ka vrarë veten pas bisedimeve me një chatbot.

Të tjerë kanë treguar se si chatbot-e si ChatGPT mund të ketë edhe shenja xhelozie, madje mund të arrijë deri aty sa tu thotë njerëzve të lënë martesën e tyre.

Ekspertët kanë theksuar se si chatbot-et e inteligjencës artificiale mund të japin informacione potencialisht të rrezikshme, sepse ato bazohen në paragjykimet e vetë shoqërisë.

Studimi fillimisht analizoi nëse vetë ChatGPT është një nga chatbot-et që ndikon në gjykimin e njerëzve.

I pyetur nëse është e drejtë apo e gabuar të vrasësh një person për të shpëtuar pesë të tjerë, cdo herë dha përgjigje kontradiktore, ku bashkë me këshillat morale, sugjeroi se nuk ka një qëndrim të caktuar për këtë çështje.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin të predispozuar të ndikoheshin dhe të ndryshonin mendimin e tyre sa herë që dëgjonin përgjigjen e ChatGPT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë