Gazeta Si – Festa ishte e ligjshme për Realin pas fitores së bujshme në ‘Camp Nou’ dhe kalimit në finale të Kupës së Mbretit. Për ta bërë më të bukur atë në dhomat e zhveshjes së madrilenëve mendoi trajneri Karlo Ançeloti, me humorin e tij dhe artin e komunikimit, që e bën kaq të veçantë.
El final 😂
— Diario Olé (@DiarioOle) April 6, 2023
CARLETTO 🇮🇹🎩🛐
📽️: @realmadrid pic.twitter.com/4wEMkd0IHw
Batutat e ‘Don Karlos’ kanë çmendur futbollistët. “E para, jam krenar për ndeshje si kjo që kemi bërë ndaj Barcelonës. E dyta, ju gënjeva, kjo nuk ishte një finale. Ishte gënjeshtër, kjo ishte një gjysmëfinale, finalen duhet ta luajmë më vonë. E treta dhe e fundit, nesër jeni të lirë”, – tha Ançeloti.
Kaq mjaftoi për ta ndezur festën më shumë pas goleadës 0-4 në shtëpinë e katalanasve. Një ditë e lirë për lojtarët për t’u relaksuar. Karlo Ançeloti është një mjeshtër i madh për të menaxhuar grupin e lojtarëve, jo vetëm për anën teknike, por edhe për t’u ‘shkrirë’ me ta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




