Sport

Tani me uniformë ushtarake, 7 sportistë elitarë gradohen Kolonelë

Gazeta Si – Pak ditë më parë disa prej tyre u nderuan në një ceremoni të veçantë nga kryemisnitri Rama, ndërsa sot kanë marrë gradën e Kolonelit. Janë zyrtarisht pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë dhe kjo do të thotë se do të paguhen për këtë pozicion.

Nga ceremonia e sotme ne Ministrine e Mbrojtjes. Gazeta Si, 6 prill 2023

Bëhet fjalë për kampionë në sportet që ushtrojnë, si atletja e njohur Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri, si dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Ceremonia e dhënies së gradës së Kolonelit për këta sportistë elitarë është zhvilluar sot, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Veç ministrit Niko Peleshi, merrnin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, si dhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla.

Sportistët janë paraqitur në ceremoni të veshur me uniformën ushtarake.

Një reagim ka pasur pas ceremonisë nga peshëngritësi Daniel Godelli. Pasi shpreh urimet për kolegët me një status në faqen e tij në Facebook, ai thekson se ndihet i keqardhur për faktin se i ka sjellë Shqipërisë 50 medalje dhe shteti e ka harruar. Godelli shkruan se shpreson të jetë një gabim dhe të korrigjohet më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë