Futboll

Kontrolle blic në selitë e Romës, Lacios dhe Salernitanës nga Guardia di Finanza

Gazeta Si – Ka një hetim për këto klube, pasi ka dyshime për lëshim faturash për operacione që nuk janë bërë kurrë dhe deklarim të rremë nëpërmjet tyre.

Selitë e Romës, Lacios dhe Salernitanës janë kontrolluar sot nga financierët e sektorit të Policisë Ekonomiko-Financiare të ‘Guardia di Finanza’ të Romës, me autorizim të Prokurorisë. Kontrolli është bërë për të vërtetuar dokumentacionin kontabël që ka të bëjë me shitjen e futbollistëve.

Qendra stervitore e Romes. Gazeta Si, 5 prill 2023

Hetimi për Romën u referohet operacioneve të merkatos së periudhës 2017-2021. Për të njëjtën periudhë kanë përfunduar në shënjestrën e hetuesve edhe trasferimet e lojtarëve të ndryshëm mes Lacios dhe Salernitanës.

Klubet dyshohen për veprën e lëshimit të faturave të operacioneve ineksiztente dhe deklarim fals.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë