Gazeta Si – Numërim mbrapsht ndaj kaosit. Numërim mbrapsht drejt sentencës së Trupës së BE-së për Superligën. Gjithçka mund të ndodhë, por qëndrimi i UEFA-s duket se do të mbyllë çdo rrugë për ëndrrat e Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që rrezikojnë të mbeten jashtë futbollit.
Do të ishte vërtet kaos, nëse ndodh kjo gjë, ndaj dhe UEFA shpreson të ndodhë diçka më parë dhe të ‘rikuperojë’ tre klubet e mëdha. Në të kundërt, do të ketë një ‘dorë të hekurt’, me përjashtim të klubeve nga kopeticionet europiane.
Në Lisbonë po zhvillohet sot Kongresi, ku Aleksander Ceferin do të rizgjidhet president i UEFA-s deri në 2027-ën. Në horizont janë vite të komplikuara, mes problemesh gjyqësore me klubet, pronësia e shumëfishtë si konflikt interesi, ‘fair-play’ financiar dhe çështje të tjera.
Është një moment krize për tre klubet rebele. Juventusi, me 15 pikë dënim në kampionat, pret proceset e tjera. Barcelona akuzohet për korruptim të arbitrave. Presidenca e re e Juventusit kishte premtuar një kthesë në raportet me UEFA-n, por deri tani asgjë.
Sentenca e BE-së pritet në qershor. Avokati i përgjithshëm, Athanasios Rantos, ka pranuar mundësinë për krijimin e Superligës, por që nuk do të kishte lidhje me Championsin. Pra, o njëra, o tjetra. Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona do të ishin me shumë mundësi jashtë edicionit të ri, që do të thotë tragjedi për bilancet e këtyre klubeve, por edhe një problem për Championsin e privuar nga këta tre klube historikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.