Teknologji dhe Inovacion

TikTok gjobitet me 13 milionë paund për keqpërdorim të të dhënave të fëmijëve

Mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se TikTok është gjobitur me 12.7 milionë paund sepse ka dështuar në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për ndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Ai thotë se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020.

ICO vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13 vjeç të përdorin platformën e tij në vitin 2020, pavarësisht rregullave të veta që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë një llogari.

Komisioneri John Edwards thotë se TikTok nuk u përmbahet ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe “si pasojë, rreth një milion fëmijë nën 13 vjeç kishin akses në platformë, me TikTok që mbledh dhe përdor të dhënat e tyre personale dhe potencialisht i keqpërdor ato të dhëna”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë