Drejtësia

Abuzuan me legalizimet në Vlorë, Kadastra çon në SPAK 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Gazeta Si – Ish-drejtori dhe 7 zyrtarë të zyrës vendore të Vlorës, janë kallëzuar në SPAK nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, me akuzën e abuzimit me legalizimet.

Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Ky institucion i akuzon zyrtarët në fjalë për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë legalizuar një objekt duke cënuar xhaminë e Vlorës.

Të kallëzuarit janë: Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK, Bilbil Aliaj, ish-Drejtor i ASHK, Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK, Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë, Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK, Anisa Golemi, specialiste ASHK, Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK, Teuta Meço, specialiste ASHK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë