Gazeta Si – Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka regjistruar fitoren e radhës në ringun profesionist, e 8-ta në arenën ndërkombëtare. Ai mundi kolumbianin Huan Kamilo Novoa në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.
Hysa është një boksier i peshave të rënda dhe ka një ecuri të jashtëzakonshme në këtë kategori. Shkodrani ka 8 fitore dhe 6 prej tyre i ka arritur me ‘knock-out’.

Ndeshja me kundërshtarin kolumbian parashikonte 10 raunde, por Hysa e mbylli atë që në raundin e tretë me ‘Knock-out’ teknik dhe siguroi titullin amerikan të boksit UBF. Dominimi i boksierit shqiptar ishte i dukshëm dhe fitorja e padiskutueshme.
Para kolumbianit Novoa boksieri shkodran kishte munduar kenianin Vikapita Meroro në Tiranë, në aktivitetin e quajtur ‘Grushti i Hekurt’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



