Gazeta Si – Me largimin e Xhixhës dhe dëmtimin e Patrik, barra e sulmit të Tiranës i ka rënë atij. Florent Hasani ka pranuar me kënaqësi përgjegjësitë dhe po e bën mjaft mirë detyrën. Sot ai mundi praktikisht i vetëm Erzenin dhe ribashkoi Tiranën në krye me Partizanin, me nga 47 pikë.
Tirana fitoi 3-1 në ‘Elbasan Arena’ ndaj shijakasve. Futbollisti 26-vjeçar shënoi të tre golat për bardheblutë, duke fituar të drejtën për të marrë topin në shtëpi pas ndeshjes.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Hasani kaloi Tiranën në avantazh me një gjuajtje me kokë. Erzeni barazoi më pas, por Hasani nuk e la skuadrën e tij të vuante dhe shënoi edhe dy herë të tjera në portën e Xhikës. Një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën, që sfidat direkt me Partizanin e spostojnë në vend të dytë, por gara e titullit është plotësisht e hapur.
Kastrioti i vendit të fundit sot ka mundur Laçin me rezultatin 2-1. Krutanët mbajnë gjallë shpresat matematikore, kurse Laçi këtë sezon duket larg atij që kemi parë vitet e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




