Futboll

Kualifikim historik, Shqipëria e minifutbollit shkon në Kupën e Botës

Gazeta Si – Një arritje të madhe ka shënuar sot Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, që ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Një kualifikim historik ky për kuqezinjtë, të cilët kanë mundur 4-1 Qipron dhe tashmë do të jenë mes më të mirëve të botës në qershor, në aktivitetin që zhvillohet në Esen të Gjermanisë.

Shqiperia feston nje gol. Gazeta Si, 2 prill 2023

Shqipëria e nisi në disavantazh ndeshjen e sotme me Qipron, por arriti të reagonte shpejt me anë të Endri Kacës, i cili barazoi shifrat. Më pas kuqezinjtë kaluan në avantazh me golin e Armand Gapit.

Xhulio Reçi realizoi dy gola të tjerë për kombëtaren kuqezi, duke ‘vulosur’ fitoren e thellë dhe njëkohësisht kualifikimin për në Botëror. Festë e ligjshme për lojtarët dhe stafin e kësaj skuadre, që disa ditë më parë mundi edhe Spanjën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë