Gazeta Si – Mirel Josa mund të ketë pasur ‘mëkatet’ e veta, por duket se fajet për gjendjen e Vllaznisë nuk janë vetëm të trajnerit kryeqytetas. Skuadra barazoi 0-0 sot në “Loro Boriç” ndaj Bylisit të vendit të parafundit.
Auron Miloti dhe Vioresin Sinani nuk kanë mundur t’ia gjejnë ‘ilaçin’ Vllaznisë, që vazhdon të lërë pikë të rëndësishme dhe tani mund të humbasë edhe vendin e katërt në Superiore. Bekim Balaj, ish-sulmuesi i Kombëtares, nuk po shpërthen ende.

Ishte një ndeshje me pak raste në portat respektive, ku dy skuadrat morën atë që dhanë në fushë. Barazimi në fakt nuk i bën punë as Vllaznisë dhe as Bylisit.
Një ndeshje tjetër u luajt në “Kukës Arena”, ku ligjin e bënë miqtë nga Rrogozhina. Egnatia i dha një goditje të fortë Kukësit, duke e mundur 0-3 në fushën e vet. Kuksianët prishin ecurinë e rezultateve pozitive dhe tashmë e kanë më të vështirë për të shkuar në Europë.
Për Egnatian realizuan tre lojtarë të huaj, Duamena në pjesën e parë dhe Laurentino dhe Fernando në të dytën. Skuadra rrogozhinase konsolidon pozitat e saj në vendin e tretë dhe tashmë Europa është shumë afër për të.
Partizani mundi 0-2 Teutën në ndeshjen e mbrëmjes. Mba dhe Hoti realizuan golat e fitores për të kuqtë në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kolela shkëputet 3 pikë nga Tirana rivale, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, ndaj 44 të bardhebluve, t
Partizani mundi 0-2 Teutën në ndeshjen e mbrëmjes. Mba dhe Hoti realizuan golat e fitores për të kuqtë në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kolela shkëputet 3 pikë nga Tirana rivale, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, ndaj 44 të bardhebluve, të cilët luajnë të dielën ndeshjen e radhës ndaj Erzenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




