Gazeta Si – Gjatë prezantimit të edicionit të ri të ‘Campus Vicente Del Bosque’, Luis Figo, ish-futbollisti i famshëm portugez, ka folur në lidhje me Ligën e Kampionëve. Ai ka bërë një parashikim, që ‘djeg’ dy nga ish-skuadrat e tij, Interin dhe Realin e Madridit.
Për portugezin, dy janë favoritët kryesorë për t’u shpallur kampionë Europe, Bajerni dhe Mançester Siti. “Në Champions mund të besosh gjithmonë te Real Madrid, por unë mendoj se këtë edicion e fiton një mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut.

Interi i ka gjërat më të komplikuara dhe mendoj se është më prapa në krahasim më të tjerët”, – ka deklaruar ish-mesfushori i Barcelonës, Realit dhe Interit. Skuadra e Simone Inzagit ndeshet me Benfikën në çerekfinale dhe ky kundërshtar nuk është aspak për t’u nënvlerësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




