Gazeta Si – Pas rasteve të Okon dhe Alonsos në dy garat e para të sezonit, FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka vendosur të ndihmojë pilotët për t’u vendosur më mirë para startit të garës. Është parashikuar edhe një linjë vertikale në qendër të çdo vendi.
Modifikime në Botërorin e Formula 1. Vendet në rreshtimin para nisjes së Çmimit të Madh të Australisë janë zgjeruar me 20 centimetra (duke shkuar 2.70 metra) pas polemikave që lindën nga penalitetet ndaj Esteban Okon dhe Fernando Alonsos gjatë dy garave të para.

Përveç kësaj, do të vizatohet edhe një linjë vertikale në qendër të çdo vendi për të parë, nëse kjo gjë i ndihmon pilotët të pozicionohen më mirë. Nëse do të jetë kështu, kjo linjë do të mbahet edhe për garat e ardhshme të kampionatit.
Piloti i Alpine dhe ai i Aston Martin u ndëshkuan me 5 sekonda, sepse ishin pozicionuar keq në vendin e tyre para startit, edhe pse nga kjo gjë nuk patën asnjë avantazh. Në Jedah madje Alonso u privua përkohësisht nga podi i 100-të në karrierë. FIA vuri re se ndëshkimi, gjatë të cilit mekanikët nuk mund të prekin makinën, ishte ekzekutuar keq, sepse kriku i njërit prej tyre preku mjetin gjatë 5 sekondave.
Kjo gjë solli një tjetër ndëshkim prej 10 sekondash në fund të garës. Por Aston Martin bëri ankesë dhe e fitoi, kështu që Alonso, tre orë pas garës, rifitoi podin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



