Sport

Paris 2024 me sportistë rusë dhe bjellorusë, Polonia mendon bojkotin e Olimpiadës

Gazeta Si – Polonia po mendon seriozisht të bojkotojë Lojërat Olimpike Paris 2024. Vendimi i CIO-s për të pranuar sportistët rusë dhe bjellorusë, ashtu siç pritej, ka sjellë polemika menjëherë.

Sekretari i shtetit polak, Marcin Pszydach, ka pranuar se po vlerësohet si mundësi bojkoti i eventit. Ai ka kërkuar edhe mbështetjen e vendeve të tjera: “Një vendim i tillë duhet marrë nga një koalicion më i gjerë”.

Tomas Bah, presidenti i CIO-s. Gazeta Si, 29 mars 2023

Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, që në profilin e tij në rrjetet sociale, ka shkruar: “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të garantuar që sporti të mbetet i lirë nga influenca ruse”.

Një reagim i fortë ky i Polonisë, që vjen pas vendimit të komitetit të CIO-s në lidhje me një rikthim të mundshëm të sportistëve rusë dhe bjellorusë në eventet ndërkombëtare. Një vendim, që në fakt nuk i takon Olimpiadës Paris 2024 dhe as Milano-Kortina 2026. Për këto dy aktivitete CIO ka marrë kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë