Gazeta Si – Peshëngritja shqiptare sapo ka zbuluar talentin e radhës. Enkileda Carja ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Botërorin U-17 të shtangës, që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Sportistja nga Elbasani ka fituar dy medalje bronzi në kategorinë e saj, në peshën deri në 59 kilogramë. Ai fitoi medaljen e parë në stolin e shkëputjes dhe më pas në dygarësh. E bukura është se Carja e ka nisur konkurrimin nga bateria B dhe në fund ia ka dalë të ngjitet dy herë në pod.

Peshëngritësja 15-vjeçare, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi, ngriti 87 kilogramë në shkëputje dhe siguroi medaljen e bronzit. Në shtytje ngriti 100 kilogramë dhe zuri vendin e 5-të, kurse në dygarësh, me 187 kilogramë, fitoi medaljen e bronzit.
Një sportiste vërtet premtuese, që po e nis karrierën në mënyrën më të mirë, duke i dhuruar medalje Shqipërisë në një aktivitet ndërkombëtar që po zhvillohet në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



