Futboll

Italiani Roberto De Zerbi, ideja më e fundit për stolin e Interit

Gazeta Si – Aventura e Simone Inzagit tek Interi mund të mbyllet në fund të vitit. Sipas ‘Corriere dello Sport’, pa një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, nuk do të ketë konfirmim dhe klubi zikaltër do të ndërrojë trajner.

Ideja e fundit për pasuesin e trajnerit aktual është Roberto De Zerbi, italiani që po bën shumë mirë me Brajtonin në Premier Ligë. Ai ka një klauzolë në kontratën me këtë skuadër, sipas së cilës mund të lirohet për rreth 10 milionë euro. Nuk është thjesht një hipotezë në kampin zikaltër.

Roberto De Zerbi. Gazeta Si, 28 mars 2023

Ditët e fundit është folur edhe për një rikthim të Antonio Kontes, i cili sapo është ndarë me Totenhemin. Por nuk është e lehtë, sepse për Konten duket se po mendon edhe Juventusi.

Ajo që duket se sigurt ka të bëjë me faktin se Inzagi nuk ka bindur në momente të caktuara dhe tek Interi nuk janë të kënaqur prej tij, pavarësisht diplomacisë së shprehur nga drejtuesit. Në Serinë A De Zerbika drejtuar Sasuolon, më pas ai mori drejtimin e Shakhtar Donjetsk në Ukrainë. Emri i tij ka dalë edhe te Totenhemi, pas largimit të Kontes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë