Sport

Kryeministri Rama nderon 7 sportistë elitarë shqiptarë për rezultate të larta

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot në një ceremoni të veçantë 7 nga sportistët elitarë shqiptarë me “yjet e mirënjohjes publike”. Janë sportistë që kanë arritur rezultate të larta në sporte të ndryshme, duke fituar tituj kampionë bote dhe Europe.

Këta sportistë kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo dhe bodibillding. Dhe fjala është për peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, skiatorja Lara Kolturi, bilardisti Eklent Kaçi, boksieri Alban Beqiri, mundësi Zhemlikan Abakarov dhe Genta Beqa në Bodibillding.

Fillimisht foli Fidel Ylli, presidenti i KOKSH-it e më pas kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se tashmë është bërë traditë nderimi i atyre që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Mungonte në ceremoni vetëm mundësi Abakarov. Ai është natyralizuar shqiptar, ashtu si dhe skiatorja Lara Kolturi.

Nga ceremonia e nderimit te 7 sportisteve nga kryeministri Rama. Gazeta Si, 28 mars 2023

Në ceremoni merrte pjesë edhe ministrja e sportit Evis Kushi, ndërsa i ftuar special ishte presidenti i Federatës ndërkomnbëtare të peshëngritjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë