Futboll

Antonio Konte largohet nga Totenhemi, në horizont Interi dhe Juventusi

Gazeta Si – Ka përfunduar bashkëpunimi mes Totenhemit dhe Kontes. Një vendim që pritej dhe që tashmë ka marrë formë zyrtare, pas komunikatës së klubit londinez. Skuadra i është besuar deri në fund të sezonit Kristian Stelinit, zëvendësit të Kontes.

“Njoftojmë se trajneri Antonio Konte ka lënë klubin, pas një akordi që kemi arritur. Kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Kontes, të cilin e falënderojmë për kontributin që ka dhënë dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen. Stelini do ketë detyrën e trajnerit deri në fund të sezonit, bashkë me Rajan Mezon si ndihmës”, – shkruhet në komunikatën e klubit.

Antonio Konte, kur prezantohej te Totenhemi. Gazeta Si 27 mars 2023

Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, ka komentuar: “Na mbeten edhe 10 ndeshje nga Premier Liga dhe duhet të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve. Duhet të jemi të bashkuar. Të gjithë duhet të përpiqen për rezultatet më të mira për klubin tonë dhe tifozët fantastikë që kemi”.

Tashmë Konte është trajner i lirë. Në horizont duken Interi dhe Juventusi, por vendimi i takon vetëm atij dhe mbetet për t’u parë çfarë zgjedhje do të bëjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë