Gazeta Si – Italia mund Maltën 0-2 në transfertë, në kualifikueset e Euro 2024. Fitorja e parë e 2023-shit për kampionët e Europës, që barazojnë Maqedoninë e Veriut në vendin e dytë të Grupit C.
Italo-argjentinasi Retegui shënoi golin e dytë me fanellën ‘axurre’ pas astij ndaj Anglisë në Napoli. Ai realizoi me kokë, pas krosit nga një goditje këndi e Tonali. Pesina më pas dyfishoi shifrat që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Italia rrezikoi pak, por vuajti për të krijuar raste shënimi për thellimin e rezultatit. Në fund u kënaq me një fitore të rëndësishme, edhe pse pak bindëse. Ndjekja ndaj anglezëve kryesues do të rinisë në shtator, kundër Maqedonisë së Veriut. Deri atëherë ka shumë punë për të bërë.
Trajneri Roberto Mançini kishte bërë shumë ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë me Anglinë. Ndryshime që prekën të gjitha repartet dhe që folën për një Itali pa shkëlqim në fushën e blertë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




