Futboll

Bufon tregon pengun e karrierës: Largimi nga PSG, refuzova 10 milionë euro

Gazeta Si – Portieri i njohur italian, Xhanluixhi Bufon, ka folur së fundi për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij. Mes të tjerash, për ‘Bobo tv’ ai ka treguar edhe eksperiencën në Paris, duke zbuluar edhe një peng.

“Te PSG përjetova eksperiencën më të bukur të jetës sime dhe largimi nga kjo skuadër ishte gabimi më i madh që kam bërë në karrierë. Fëmijët më pyesin ende pse e bëra. Në Paris ndihesha një njeri i lirë, flisja frëngjisht dhe shkoja vizitoja muzetë.

Portieri italian, Xhanluixhi Bufon. Gazeta Si, 22 mars 2023

Refuzova 10 milionë euro. Ata donin që të luante Areola dhe unë nuk mund ta pranoja. Nuk do të shikoj kurrë një nivel të lartë si tek ajo skuadër, kuadrati ishte spektakël. Aty kuptova edhe forcën e Verratit. E dija që ishte një skuadër e fortë, por mungonte qëndrimi i Juventusit.

Ndeshja ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Kampionëve është pengu më i madh në jetën time”, – është shprehur portieri italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë