Futboll

Futboll dhe besim, arbitrat në Angli do ndërpresin lojën gjatë Ramazanit

Gazeta Si – Ndeshjet e mbrëmjes në Premier Ligë do të ndërpriten gjatë periudhës 22 mars-21 prill për të lejuar futbollistët myslimanë të marrin lëngje dhe ushqim pas perëndimit të diellit.

Salah, Mahrez, Kante, Kulibali dhe shumë të tjerë. Anglia është një shembull diversiteti, që refektohet edhe në Premier Ligë. Ndjeshmëria ndaj disa temave është më e fortë. Për këtë arsye, Pgmol, shoqata britanike e arbitrave, ka shpërndarë një guidë, sipas së cilës mund të ndalet loja për t’u dhënë mundësinë lojtarëve myslimanë që agjërojnë gjatë Ramazanit të konsumojnë ujë dhe ushqim.

Fofana duke konsumuar nje banane ne nje ndeshje gjate Ramazanit. Gazeta Si, 22 mars 2023

Arbitrat duhet të informohen para nisjes së ndeshjes, nëse në fushë ka lojtarë myslimanë që kanë nevojë për pauzë, pasi kështu mund të kuptohen më mirë për momentin më adapt. Nga 22 marsi deri më 21 prill është muaji i 9-të i kalendarit islamik që parashikon periudhën e agjërimit. Ata që vendosin të ndjekin ritet religjoze mund të kenë ndonjë problem shëndeti dhe në këtë mënyrë mund të limitohet rreziku.

Deri tani ndërprerja e lojës ka ndodhur me kërkesën e skuadrave. Leiçesteri është përfshirë më shumë herë. Të gjithë kujtojnë rastin, kur Vicente Guaita, portieri i Kristal Pallasit, nuk e bëri menjëherë rivënien e topit në lojë për t’u dhënë mundësi kundërshtarëve Fofana dhe Koujate të fusnin diçka në stomak.

Kapitenët e dy skuadrave kishin folur më parë në dhomat e zhveshjes, duke gjetur menjëherë disponibilitet. Një sjellje që u vlerësua dhe që ndikoi për t’i dhënë më shumë rëndësi fenomenit.

Ndeshja e parë, ku pritet të aplikohet ndërprerja, është Lids-Liverpul e 17 prillit. Perëndimi është parashikuar për në orën 20.10, 10 minuta pas fillimit të lojës dhe Salah duhet të jetë në fushë. Mund të ndodhë edhe më 21 prill, mbrëmjen e fundit të Ramazanit, kur do të përballen Arsenali dhe Southemptoni në orën 20:00. Edhe në këtë rast perëndimi parashikohet pak minuta më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë