Futboll

Totenhemi fikson çmimin e Herri Kejn, kërkon 114 milionë euro për sulmuesin

Gazeta Si – Totenhemi ka fiksuar çmimin për shitjen e sulmuesit dhe kapitenit të tij, Herri Kejn. Futbollisti anglez është ndër më të kërkuarit në treg, ai është dëshirë e disa prej klubeve më të mëdha europiane, që duhet të japin 114 milionë euro për ta marrë.

Mançester Junajtid dhe Bajern Mynih janë dy skuadrat që më së shumti kërkojnë shërbimet e sulmuesit me eksperiencë, koha e të cilit te Totenhemi duket se ka përfunduar. Kejn ka një kontratë me klubin londinez deri në 2024-ën, por sipas ‘Times’, duket e pamundur që ajo të zgjatë deri atëherë.

Herri Kejn, feston një gol me fanellën e Anglisë. Gazeta Si, 21 mars 2023

Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, nuk do të pranonte një shifër më të ulët se 114 milionë euro për sulmuesin dhe të gjitha në një këst të vetëm. Tani mbetet të shihet se cili klub do të bëjë hapa konkretë përballë një çmimi të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë