Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Korçë në unazën e qytetit. Burime policore bëjnë me dije se viktima kanë mbetur babë e bijë, (Sokol Hoxhallari, 33 vjeç) dhe vajza (P.Hoxhallari, 6 vjeçe).
Të dy ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave. Për ngjarjen janë shoqëruar në polici Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve.
Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.