Biznes

Nomadët digjitalë në Shqipëri nuk do konsiderohen rezidentë tatimor për një vit. Do krijohet agjencia për Start Up-et

Nga Gazeta ‘Si’-Nomadët digjitalë në Shqipëri kanë të drejtën të mos paguajnë rezidencë tatimore për një vit.

Kështu njoftoi pas mbledhjes së qeverisë ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali e cila shtoi gjithashtu se do të krijohet dhe agjencia për Start Up-et.

“Ndryshimet kryesore në këtë ligj kryesisht bëhen për efekt të përfshirjes së një koncepti që janë nomadët digjitalë që sipas ligjit njihen si punonjësit lëvizës digjitalë. Është një iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës sipas indeksit ndërkombëtar ‘Work from everywhere’. Në vitin 2021 Shqipëria renditej në vendin e 15-ë në botë për potencialin që ka për të përthithur këtë target grup.

Në Shqipëri aktualisht janë rreth 100 nomadë digjitalë të cilët operojnë dhe nëpërmjet rregullimit ligjor nuk do të konsiderohen rezidentë tatimor dhe do të kenë të drejtën që deri në një vit të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën”, tha ajo.

Ndërsa me krijimin e agjencisë “Start Up Albania”, Bilali tha se synohet rritja e efektivitetit dhe shkurtimi i kohës i disbursimit të granteve që ofrohen nga qeveria.

“Kjo vjen si iniciativë e re pas përfitimeve që pamë nga investimi i vjetshëm. Vjet miratuam një fond 2.5 mln euro ku mbështetëm 29 Start Up-e dhe 29 lehtësues, 38% përfitues të të cilëve ishin të kthyer nga emigrimi. E shohim si efikas këtë targetgrup me potencial në Shqipëri,”- tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë