Futboll

Jo tifozëve gjermanë në Napoli, ironia e Glasner: Të paktën të lejojnë skuadrën!

Gazeta Si – Vendimi i Prefektit të Napolit për të ndaluar shitjen e biletave për rezidentët në Frankfurt ka shkaktuar polemika të mëdha në Gjermani. Vendimi në fjalë është kontestuar fuqishëm.

Prefekti i Napolit, Klaudio Palomba, e mori këtë vendim disa ditë para ndeshjes mes Napolit dhe Eintraht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, që luhet të mërkurën në ‘Maradona’. Në orët kur shitja e biletave ishte e hapur, klubi gjerman i informoi tifozët e tij se, në rast do të kishte një vendim të tillë, paratë e shpenzuara do të ishin të humbura.

Tifoze te Eintraht Frankfurtit. Gazeta Si, 13 mars 2023

Oliver Glasner, trajneri i Eintraht Frankfurtit, ka bërë edhe pak ironi me situatën: “Ndoshta do të ketë udhëzime të reja të hënën dhe të tjera të martën. Unë shpresoj që të paktën skuadrën ta lejojnë të shkojë në Napoli dhe të zbresë në fushë”, – ka thënë Glasner.

Ditë e fundit, Filip Reshke, pjesëtar i këshillit administrativ të Eintrahtit, ka akuzuar autoritetet italiane: “Nuk duan, apo nuk mund të garantojnë sigurinë për këtë ndeshje në qytet dhe në stadium. Autoritetet e sigurisë napoletane kanë pasur 4 muaj kohë. Që ndeshjet klasifikohen me risk të lartë për rivalitetin dhe rrethanat dhe që janë një sfidë edhe për sigurinë, nuk është zbuluar sot ose dje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë