Taulant Seferi është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi nga Kumanova u bë protagonist dhe në ndeshjen e 17-të, mes Veres dhe Vorskla.
26-vjeçari realizoi në të 25-ën golin e avantazhit, me një goditje me të djathtë, nga një pozicion diagonal me portën. I shtati gol për Seferin, i cili është dhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë radhazi për sulmuesin kuqezi, i cili ndëshkoi një javë më parë dhe Zoryan. Forma e mirë e Seferit është një lajm i mirë, pasi sulmuesi do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë kualifikuese, që do të luhet në 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë.
Sulmuesi u transferua në verë nga Tirana drejt Ukrainës, me ekipin e Vorskla që pagoi tek kampionët e Shqipërisë 500 mijë dollarë. Me golat e shënuar, Seferi e ka shpërblyer besimin e drejtuesve, me 26-vjeçarin që është dhe shënuesi i katërt i kampionatit. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




