Gazeta Si – Në kryeqytet janë dy stadiume, por Tirana, si skuadër organizatore, do ta luajë në Elbasan ndeshjen e radhës me Laçin. Incidentet e ndodhura gjatë derbit të së hënës me Partizanin, ku pati disa herë ndërprerje të lojës dhe stola të thyer, kanë bërë që FSHF ta ‘mbyllë’ këtë stadium.
‘Air Albania’ do të ruhet për Kombëtaren, edhe pse ndeshja me Moldavinë është larg, kurse fusha e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ është në gjendje të keqe, ndaj dhe klubi bardheblu ka menduar ta zhvillojë në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e kësaj jave me Laçin.

Tirana ka marrë një goditje të fortë në derbi. Përveçse Partizani e ka barazuar me pikë dhe e i ka marrë vendin e parë, i ka dhënë skuadrës së Shehit edhe një goditje të fortë psikologjike. Dhe duhet që pasojat që lë pas derbi nuk kalohen aq lehtë.
Laçi në anën tjetër me shumë mundësi do të ketë një trajner të ri në këtë ndeshje. Gentian Mezani është drejt largimit dhe kandidat kryesor për vendin e tij është Nevil Dede, i cili një javë më parë u largua nga Dinamo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




