Gazeta Si – Tifozët e ekipit gjerman të Eintraht Frankfurtit nuk mund ta ndjekin atë në transfertën e Napolit, e vlefshme për kthimin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje është programuar për më 15 mars, në stadiumin ‘Maradona’.
Klubi gjerman, me një komunikatë zyrtare, ka bërë me dije se është ndaluar shitja e biletave për tifozët, sepse prania e tyre në stadium do të ishte e rrezikshme. Ekziston rreziku i përplasjes mes ultrasve, ndaj dhe gjermanët nuk mund të shkojnë në ‘Maradona’.

Sipas rregullores së UEFA-s, për Eintrahtin e Frankfurit ishin në dispozicion 2700 bileta, nga të cilat 2400 të rezervuara për sektorin e miqve, ku shkojnë tifozët ultras. Ekipi gjerman nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të tij, çka e bën më të vështirë kualifikimin. Ndeshjen e parë në Frankfurt e ka fituar Napoli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




