Futboll

Ten Hag detyron lojtarët të dëgjojnë festimet e Liverpulit pas humbjes së rëndë

Gazeta Si – Mançester Junajtid pësoi një humbje turpëruese në ‘Anfield’ fundjavën që shkoi, 7-0. Ishte një tronditje e madhe për skuadrën dhe për trajnerin holandez Erik ten Hag, i cili ka bërë diçka të çuditshme pas disfatës.

Ten Hag i ka detyruar futbollistët e tij që të dëgjojnë në qetësi festimet e Liverpulit. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Mirror’, që shpjegon se lojtarët janë detyruar të dëgjojnë në dhomën e zhveshjes edhe ulërimat e fuqishme të ‘Anfield’ për 7 herë, pas çdo goli të Liverpulit dhe pastaj ato pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

Erik ten hag, trajneri i Mançester Junajtid. Gazeta Si, 7 mars 2023

Trajneri holandez u ka thënë të tijve se kjo duhet të shërbejë si motivim për të luftuar deri në fund herën tjetër. Ai u ka thënë lojtarëve gjithashtu se “jeni me fat që jeni kthyer në shtëpi me autobusin e skuadrës dhe jo me tifozët e inatosur që kishin paguar për të parë atë spektakël patetik”.

Rezultati i fundit në ‘Anfield’ është për Mançester Junajtid rekordi negativ më i rëndë në historinë e Premier Ligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë