Futboll

Gafa e portierit Selmani thellon krizën e Laçit, Kukësi e mund brenda në shtëpi

Gazeta Si – Laçi është tradhtuar sot ndaj Kukësit nga ai që mendohet të jetë pika më e fortë e tij, portieri Gentian Selmani. Pas rikthimit nga Turqia, Selmani, i grumbulluar më parë edhe në Kombëtare, nuk duket ai që jemi mësuar të shohim.

Gabimi i portierit në golin e dytë të Kukësit ishte fatal, pasi Laçi doli i mundur 1-2 nga fusha e tij dhe tani gjendet në vend të 8-të, në zonën e rënies nga Superiorja.

Portieri Gentian Selmani. Gazeta Si, 6 mars 2023

Guindo e kaloi Laçin në avantazh, por më pas erdhi përmbysja e Kukësit me golat e Rashitit dhe Ebert, ku një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka pikërisht portieri Selmani. Trajneri Mezani e zëvendësoi portierin titullar me Dajsinanin.

Kurbinasit nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh dhe pozitat e tyre janë komplikuar ndjeshëm. Kukësi ndërkohë fiton terren në renditje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë