Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të përkohëshëm të motit si edhe ndërpreje të reshjeve nga i gjithë territori i vëndit për të ri-kthyer kthjelllimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do të jetë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




