Futboll

Djali i Ronaldinjos firmos për Barcelonën, shihet si sulmuesi i të ardhmes

Gazeta Si – Djali i Ronaldinjos, Zhoao Mendes de Asis Moreira, i datëlindjes 2005, është lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi katalanas me anë të një komunikate për shtyp në profilet e veta në rrjetet sociale.

Për momentin, Ronaldinjo xhunior do të qëndrojë te skuadra e të rinjve të Barcelonës. Ky kalim ishte paraprirë në fakt nga ish-sulmuesi i farmshëm brazilian disa ditë më parë, ndërsa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi spanjoll.

Zhoao Mendes de Asis Moreira. Gazeta Si, 2 mars 2023

Djali i Ronaldinjos konsiderohet një talent i madh. 18-vjeçari luan në rolin e qendërsulmuesit dhe ka edhe nënshtetësinë spanjolle. Ai pritet të ingranohet gradualisht me skuadrën e parë të Barcelonës, që ka vendosur të investojë te ky talent, duke shpresuar që ai të ecë në gjurmët e të atit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë