Lajme

Vasili kritikon Lleshin: Merret me plehrat, jo me krimin!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar vendimet e para të zv/ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

Vasili thotë se Lleshi, në vend që të merret me krimin, urdhrin e parë për policinë e ka dhënë për kryerjen e punëve që i takojnë Bashkisë.

“Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn. Urdhri i parë i Keqformimit kushtetues, që drejton sot në menyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes të qyteteve tona, – shkruan Vasili. – Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn”.

Sipas deputetit të LSI-së, “vetëm ai mund ta rehatojë kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën duke urdhëruar policinë e shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë