Futboll

Viktor Osimhen, në krye të listës së dëshirave të Mançester Junajtid

Gazeta Si – Viktor Osimhen, sulmuesi që po udhëheq Napolin drejt titullit kampion në Serinë A, është në shënjestrën e Mançester Junajtid. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Manchester Evening News’.

Bomberi nigerian është në majën e listës së lojtarëve që trajneri Erik ten Hag ka për sezonin e ardhshëm. Holandezi që drejton ‘Djajtë e kuq’ kërkon të paktën dy përforcime të rëndësishme për të kompletuar skuadrën gjatë merkatos së verës.

Viktor Osimhen. Gazeta Si, 1 mars 2023

Përveç 24-vjeçarit Osimhen, në listën e lojtarëve të kërkuar nga ten Hag është edhe mesfushori-sulmues Mohamed Kudus, 22-vjeçari ganez që luan me Ajaksin aktualisht.

Për sulmuesin e Napolit nuk është hera e parë që bien ‘sirenat’ e Premier Ligës. Ai është një nga emrat më të lakuar në merkato dhe interesimi më i madh vjen nga klubet angleze, që për momentin janë më të fuqishme financiarisht. Me atë që po tregon këtë sezon, Osimhen duket se shumë shpejt do të lërë Serinë A për futbollin ishullor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë