Gazeta Si – Juventusi mundi 4-2 Torinon në javën e 24-t të Serisë A. Një derbi i pasur me emocione dhe gola, me Torinon dy herë në avantazh, por në të dy rastet u përmbys. Goditjet standarde ishin vrasëse për skuadrën e Juriç.
Derbi në mënyrën më të mirë për Torinon, që realizoi menjëherë me Karamoah. Juventusi barazoi me Kuadradon, por u ndëshkua sërish nga Sanabria. Në fundin e pjesës së parë shifrat u barazuan nga braziliani Danilo.
Yann Karamoh opens the score in the Derby della Mole!#JuveTorino
— Reyi (@Reinaldodcg9) February 28, 2023
pic.twitter.com/c8VDACJMaS
Një tjetër brazilian, Bremer, ish-lojtar i Torinos, shënoi golin e tretë për bardhezinjtë. Në fund Rabiot realizoi edhe golin e 4-t për skuadrën e Alegrit, që shkon në kuotën e 35 pikëve dhe sheh Atalantën e vendit të 6-të 6 pikë larg.

Roma humbi 2-1 në fushën e Kremonezes, që më në fund ka arritur fitoren e parë në kampionat dhe ka lënë fundin e renditjes. Marash Kumbulla ishte titullar në këtë ndeshje, ku qëndroi në fushë për gati 70 minuta. Mbrojtësi kuqezi bëri një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me notën 6 nga shtypi sportiv në Itali.
Mourinjo për herë të tretë këtë sezon është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, për shkak të protestave për një faull ndaj Kumbullës. Roma ka humbur një mundësi për zonën Champions, duke bërë një ndeshje të dobët. Tani mban vendin e 5-të me 44 pikë, 1 më pak se Lacio e vendit të 4-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




