Futboll

Tirana shëtit në Kupë, siguron gjysmëfinalen që në ndeshjen e parë

Gazeta Si – Ishte si një ndeshje stërvitore ajo që Tirana zhvilloi sot në Kamzë ndaj Kastriotit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Shehit fitoi 1-4 dhe mund të quhet pa frikë gjysmëfinalistja e parë, edhe pse është për t’u lujtur edhe ndeshja e kthimit.

Foto ilustruese. Trofeu i Kupës së Shqipërisë. Gazeta Si, 28 shkurt 2023

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, pavarësisht dominimit të Tiranës. Patrik shënoi 2 herë sapo nisi kjo pjesë, krutanët shkrtuan në 1-2 me penallti, por menjëherë më pas kryeqytetasit shënuan golin e tretë me Berishën. Goli i katërt i Tiranës, i shënuar nga Nikqi, ishte më shumë një dhuratë e portierit të Kastriotit.

Nuk pati gola në ndeshjen tjetër mes Egnatias dhe Laçit. Barazimi 0-0 në pamje të parë favorizon skuadrën kurbinase, por tashmë goli në fushë kundërshtare nuk ka më vlerë, kështu që gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Laç.

Nesër luhen dy çerekfinalet e tjera, ato mes Kukësit dhe Teutës dhe Vllaznisë e Partizanit.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Sot
Kastrioti-Tirana 1-4
Egnatia-Laçi 0-0
Të mërkurën
Kukësi-Teuta
Vllaznia-Partizani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë