Gazeta Si – Paradë yjesh futbolli në Paris, ku u zhvillua ceremonia e edicionit të 7-të të “The Best FIFA Football Awards”. Shumë çmime janë dhënë këtë mbrëmje, me vëmendjen te “Lojtari më i mirë”, që i ka takuar Lionel Mesit. Ai fitoi konkurrencën me Karim Benzema dhe Kilian Mbape, duke pasur Robert Levandovskin.
🏆 𝗠𝗘𝗦𝗦𝗜 🏆
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
#TheBest FIFA Men’s Player Award 2022 goes to Lionel Messi! 🇦🇷 pic.twitter.com/HXEugVH1t9
Aleksia Putilas u shpall ‘Lojtarja më e mirë’ nga FIFA për vitin 2022.
Më parë u shpall edhe 11-shja më e mirë, që përbëhet nga Kurtua, Hakimi, Kanselo, Van Dijk, De Bryjne, Modriç, Kasemiro, Mesi, Mbape, Benzema dhe Haland.
Çmimin special për tifozët më të mirë e ka marrë Argjentina, kampione e botës. Në skenë është ngjtur një tifoz argjentians me një daulle të madhe.
Çmimin “The Best FIFA – Fair play” e ka fituar Luka Lochoshvili, i cili i shpëtoi jetën Georg Teigl me ndërhyrjen e menjëhershme gjatë ndeshjes së kampionatit austriak mes Austrisë së Vjenës dhe Volfsberger.
Luka Lochoshvili has received The FIFA Fair Play Award 👏 pic.twitter.com/KZ4U8C504b
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
Trajneri Lionel Skaloni është zgjedhur trajneri më i mirë. Çmimin argjentinasi e ka marrë nga Fabio Kapelo. “Është një çmim që vjen falë lojtarëve, – ka thënë Skaloni. – I falënderoj që të 26-të që na bënë të fitojmë Botërorin”.
Lionel Scaloni: #TheBest FIFA Men’s Coach 2022 👏 pic.twitter.com/j6HyKopWnw
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
Sarina Uiegman ka fituar çmimin e trajneres më të mirë. Kurse çmimin ‘Puskás’ për golin më të bukur e ka fituar Marcin Oleksy, sulmuesi pa njërën këmbë që ka realizuar me një roveshiatë spektakolare në ndeshjen Varta Poznan-Stal Rzeszov.
🏆 The FIFA Puskas Award goes to Marcin Oleksy!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
…and what a goal it was 🤩 pic.twitter.com/2LEkSUbfHN
Emiliano Martinez u zgjidh portieri më i mirë dhe këtë çmim ia ka dorëzuar braziliani Julio Cesar. Portierja më e mirë u zgjiodh Meri Earps.
Ronaldo dorëzoi në skenë një çmim special për Pelè. Atë e mori Marcia Cibele Aoki, gruaja e tretë e ish-yllit Brazilian që ndërroi jetë më 29 dhjetor 2022. Pas fjalimit të Infantinos u shfaq një video përkujtimore për legjendën braziliane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




