Futboll

Dinamo ndryshon trajner, largohet Nevil Dede dhe vjen Dritan Mehmeti

Gazeta Si – Dinamo dhe Nevil Dede kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin që kishin filluar në verë me synimin për ta kthyer këtë skuadër në Superiore. Dy humbjet e fundit, me Burrelin dhe Tomorin, kanë bërë që skuadra të zbresë në vend të tretë, duke e komplikuar objektivin sezonal.

Në këto kushte, drejtuesit e klubit vendosën që të bëjnë ndryshime në stol. Nevil Dede është larguar pas 17 javësh kampionat në krye të Dinamos.

Klubi ka vendosur që drejtimin e ekipit ta marrë trajneri Dritan Mehmeti, i cili e ka drejtuar edhe më parë Dinamon. Ai ka drejtuar po ashtu edhe Partizanin dhe Korabin. Tani ka si objektiv rikthimin e Dinamos në elitë dhe për këtë do të ketë edhe ndihmën e Luan Pinarit, ish-kapitenit të bluve që i bashkohet stafit teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë