Futboll

Jurgen Klinsman rikthehet në stol, merr drejtimin e Koresë së Jugut

Gazeta Si – Koreja e Jugut ka zyrtarizuar emërimin e Jurgen Klinsmanit në postin e trajnerit të kombëtares së futbollit. Ai zë vendin që kishte lënë bosh portugezi Paulo Bento pas Botërorit të Katarit.

Jurgen Klinsman. Gazeta Si, 27 shkurt 2023

Ish-sulmuesi i njohur gjerman ka firmosur një kontratë deri në 2026-ën me kombëtaren aziatike. Klinsman kthehet në detyrë pas një periudhe pushimi. Më parë ai ka drejtuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Hertën e Berlinit në nivel klubesh.

Objektivi i trajnerit gjerman është që ta përgatisë Korenë e Jugut për kualifikimin në Botërorin e radhës dhe ta rritur nivelin e saj sa më shumë. Emri i trajnerit gjerman kishte qarkulluar kohët e fundit dhe sot është bërë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë