Gazeta Si - Presidenti i Ukrainës është zotuar të arrijë fitore në vitin 2023, ndërsa ai dhe ukrainas të tjerë shënuan përvjetorin e parë të zymtë të pushtimit rus.
Ndërsa zbardhi agimi në një ditë përkujtimore dhe sfidash, Volodymyr Zelenskyy shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”. “Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë!”, thuhej në Tweet.
On February 24, millions of us made a choice. Not a white flag, but the blue and yellow one. Not fleeing, but facing. Resisting & fighting.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2023
It was a year of pain, sorrow, faith, and unity. And this year, we remained invincible. We know that 2023 will be the year of our victory! pic.twitter.com/oInWvssjOI
“Ne nuk jemi thyer, ne kemi tejkaluar shumë sfida dhe do të triumfojmë. Do të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që e sollën këtë ligësi, këtë luftë në tokën tonë”, tha Zelensky.
Edhe banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev, u shprehën të vendosur në fitoren e shtetit të tyre.
“Ky ka qenë viti më i rëndë i jetës sime dhe i të gjithë ukrainasve”, tha Diana Shestakova, 23-vjeçare, i dashuri i së cilës që një vit është duke luftuar.
“Jam e sigurt se ne do të jemi fitues, por ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet të presim dhe sa shumë persona do të vriten deri kur të vijë kjo kohë”, shtoi ajo.
Në qytetin perëndimor ukrainas, Lviv, një artist zviceran ka shfaqur fotografitë e të gjitha viktimave në muret e ndërtesave, për t’i nderuar ata.
Në përvjetorin të parë të nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ushtria ukrainase tha se pret që atë ditë Rusia të kryejë sulme ajrore.
Një vit më pas, shifrat e viktimave janë të mëdha nga të dyja palët, me vlerësimet perëndimore që flasin për qindra mijëra të vrarë dhe të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.