Gazeta Si – Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian, gjermani Karl-Heinz Rumenige, ka komentuar së fundi skandalet ku janë përfshirë Juventusi dhe Barcelona, për çështje të ndryshme. Klubi italian është dënuar me 15 pikë minus në kampionat, kurse katalanasit kanë kundër gjithë klubet e tjera pas lajmit për pagesën e arbitrave.
Për rastin e Juvntusit me pagesat fiktive, Rumenige është shprehur: “Nuk po arrija ta besoja atë që po lexoja për Juventusin. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë në jetën time për diçka të tillë.

Juventusi është një klub shumë i rëndësishëm, pikë referimi për futbollin europian dhe botëror. Ka bërë një autogol të bujshëm. Megjithatë, jam i sigurt se do të jetë në gjendje të ringrihet. Në kohën e duhur”.
Pastaj ‘Kale’ ka komentuar çështjen e Barcelonës, në qendër të kritikave për skandalin me arbitrat. “Kam qeshur kur e lexova këtë lajm. Por nuk çuditem aspak. Sa herë luanim në Spanjë kisha një ndjenjë shumë të çuditshme”, – ka thënë gjermani për ‘Corsport’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




