Gazeta Si – Napoli tregoi vlerat e tij edhe në Ligën e Kampionëve, duke fituar 0-2 në fushën e Eintraht Frankfurtit. Një hap i madh sa i takon kualifikimit, pas një paraqitjeje të mirë nga e gjithë skuadra.
Mes vlerësimeve për lojtarët e Napolit spikat ai për mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani, tashmë një lider në prapavijën e skuadrës së Spaletit. Shtypi italian i ka bërë elozhe dhe e ka vlerësuar me notën 7 për atë që tregoi në fushë.

“Nuk bëri asnjë gabim, as kur Kolo Muani luajti në krahun e tij”, – shkruan ‘Calciomercato’ për paraqitjen e Rrahmanit në 90-minutëshin e së martës. Të njëjtin vlerësim kanë pasur edhe mediet e tjera për lojtarin kosovar.
Përveç ndërhyrjeve të sakta ndaj kundërshtarit, ish-lojtari i Partizanit është dalluar edhe për ndërtimin e aksioneve të Napolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




