Futboll

Radha e Interit në Champions, Inzagi sfidon mikun e vjetër Konseisao

Gazeta Si – Pas mbrëmjes spektakolare që dhuroi sfida Liverpul-Real, sot është radha e Interit, që pret në ‘San Siro’ Porton. Mançester Siti luan në transfertë me Lajpcigun.

Duhet përqendrim, zemër dhe shpejtësi. Sepse në Europë është një tjetër futboll dhe tek Interi e dinë mirë, Ritmi është shumë i lartë dhe kush ndalet, është i humbur. Zikaltrit duhet të përballojnë para më shumë se 70 mijë tifozëve Porton, me qëllimin për të bërë gjysmën e rrugës së kualifikimit.

Inzagi, Konseisao dhe Mançini, kur luanin te Lacio. Gazeta Si, 22 shkurt 2023

Kundërshtari është i vështirë dhe drejtohet nga Serxhio Konseisao, një mik i vjetër i Inzagit, ish-shok skuadre te Lacio. Nuk do të ketë shumë kohë për përqafime dhe kujtime, vëmendja do jetë te ndeshja dhe kualifikimi.

Trajneri Inzagi e ka të qartë peshën specifike që ka ky tur i Championsit. Ai ka pasur disa dilema për formacionin, para së gjithash kush do të luajë në krah të Lautaro Martinez në sulm, Xheko apo Lukaku. Mund të besojë te belgu që po përmirësohet, por edhe te Brozoviç. Portugezët janë gjithmonë të rrezikshëm, vijnë në këtë ndeshje pas 10 fitoresh radhazi.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Guardiolës është favorite absolute ndaj gjermanëve të Lajpcigut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë