Gazeta Si – Në fillim zërat për trajner të Brazilit, pastaj Portugalia dhe tani sinjale tensioni me Romën dhe drejtuesit e saj. E ardhmja e Zhoze Mourinjos është e mbushur me mister, kur duhet edhe një vit e pak muaj nga përfundimi i kontartës mes palëve.
Të paktën në letër. Sepse te Roma nuk është një ambient i qetë për “Special One”. Ai ka lënë të kuptohet se pret një telefonatë nga klubi për të folur për të ardhmen, jo vetëm teknike, por edhe personale.

Në horizont duket një ndarje e mundshme në fund të sezonit, para mbylljes së kontratës. Jo rastësisht disa klube me emër kanë drejtuar antenat drejt tij, sapo kanë mësuar se Mourinjo dëshiron të largohet nga Roma.
Ndoshta jo detyrimisht nga Italia. Sipas ‘La Repubblica’, ka dhe një hipotezë të bujshme për rikthimin tek Interi. Një hipotezë pak e besueshme, duke parë që Inzagi ka fituar një trofe si dhe është ende në garë për Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampionëve.
Prandaj duken më të mundshme pistat që e çojnë portugezin në Premier Ligë, te Çelsi për herë të tretë. Edhe PSG është një mundësi, duke qenë se Galtier i ka muajt të numëruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




