Futboll

Liverpul-Real një speciale Championsi, test gjerman sot për Napolin

Gazeta Si – Mbrëmja e sotme vjen me dy sfida interesante Championsi. Luajnë ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve Liverpuli me Real Madridin dhe Eintraht Frankfurt me Napolin.

Liverpul-Real është një speciale Championsi, një klasike e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Trajnerët Jurgen Klop dhe Karlo Ançeloti kanë folur me superlativa për skuadrën kundërshtare dhe sot pritet një ndeshje spektakolare, siç ka ndodhur gjithmonë mes tyre.

Të dyja skuadrat vijnë me disa mungesa. Liverpuli nuk ka të gatshëm Konate, Diaz dhe Tiago Alkantarën, kurse te Reali mungojnë Toni Kros, Tçouameni dhe Mendi. Të rëndësishme për trajnerin Ançeloti dy mungesat në mesfushë.

Dyshja sulmuese e Napolit, Khavaratshkelia-Osimhen. Gazeta Si, 21 shkurt 2023

Napoli, skuadra që po dominon Serinë A dhe po shkon e qetë drejt titullit kampion, sot do të tregojë vlerat e saj edhe në Champions. Luan në fushën e Eintrahtit të Frankfurtit, që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. Skuadra e Spaletit gëzon një formë shumë të mirë dhe konsiderohet favorite.

Ndeshjet luhen në orën 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë