Ka ndodhur

Aktivistët kërkojnë drejtësi për kenianen, lyejnë me ‘gjak’ hyrjen e Prokurorisë së Tiranës

Gazeta Si – Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë protestuar pasditen e të hënës para Prokurorisë së Tiranës, ku kërkuan drejtësi për vdekjen misterioze të kenianes Joy Ayoko.

Ata mbanin në duar disa parrulla, ndërsa lyen edhe me bojë të kuqe hyrjen e prokurorisë. Në prej tyre tha se vdekja e të resë afrikane, është neglizhuar nga organet shtetërore shqiptare për faktin se ishte me ngjyrë.

Kjo është protesta e dytë e mbajtur për të shtetasen keniane. Në protestë kanë marrë pjesë edhe bashkëkombas të saj, të cilët kritikojnë ashpër institucionet shtetërore për neglizhencën që kanë treguar për këtë ngjarje.

Nga ana tjetër, Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtëvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia e Kenias.

Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë.

E reja u largua nga Shqipëria në fund të janarit për t’u mjekuar në vendlindjen e saj. Ajo ndodhej e shtruar në spitalin e Traumës që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Në 13 gusht, 22-vjeçarja dyshohet se u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë nga persona të panjohur.

Por një tjetër pistë dyshimi sipas prokurorisë, është se ajo edhe mund të jetë hedhur vetë nga dritarja për shkaqe të panjohura deri tani.

Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë