Gazeta Si – Pilotët do të kenë liri shprehjeje për çdo lloj argumenti vetëm në ‘sferën e tyre dhe përtej kadrit të kompeticioneve’. Rrezikojnë penalitet edhe në rreshtimin e nisjes para garave.
Tani e tutje pilotët e Formula 1 mund të “shprehin opinionet e tyre për çdo çështje politike, fetare dhe personale”, por vetëm në “sferën e tyre”, si gjatë intervistave dhe në fundjavë. Ata rrezikojnë të sanksionohen, nëse e bëjnë këtë gjë “gjatë momenteve kyçe të kompeticioneve, si në pod, gjatë himneve dhe aktiviteteve zyratre”.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka qartësuar me anë të një njoftimi qëndrimin e saj në lidhje me ‘deklaratat politike’, në veçanti nga ana e pilotëve të cirkuitit.
Të gjitha ata që nuk respektojnë rregullat, – që nuk vlejnë vetëm për Formula 1, por edhe për Botërorin Rally dhe Endurance, – mund të jenë objekt sanksinesh, ndëshkimesh dhe përjashtimesh, duke përfshirë edhe një penalitet në rreshtimin para garës.
Ky qartësim, i kërkuar nga disa pilotë, vjen dy muaj nga azhurnimi i kodit sportiv ndërkombëtar të FIA-s, që ndalon në emër të principit të neutralitetit, “formulimin dhe ekspozimin e deklaratave politike, fetare dhe personale, apo komenteve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




