Drejtësia

Gjykata Kushtetuese mbetet pa kryetar, dështon edhe raundi i dytë i votimit

Gazeta Si – Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese këtë të premte.

Tre kandidatet për kryetare të Kushtetueses morën vota të barabarta. Konkretisht, Fiona Papajorgji, Marjana dhe Holta Zaçaj morën secila nga 3 vota, ku asnjë prej tyre nuk siguroi dot shumicë votash.

LEXO EDHE:
Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese

Raundi i tretë i votimit do të zhvillohet në datë 20 shkurt në orën 10:00. Edhe në raundin e parë të mbajtur në 15 shkurt, asnjë prej kandidateve nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari, pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin, pavarësht se cilësohet si institucion i cili mund të zgjidhte krizat e shpeshta politike.

Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë, u bë pak javë më parë, kur Holta Zaçaj u betua para Presidentit të Republikës.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votojnë për kreun e saj është: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë