Gazeta Si – Nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë takimi mes babait agjent të Lionel Mesit dhe drejtuesve të klubit parisien në lidhje me rinovimin e kontratës.
Sipas ‘L’Equipe’, Lionel Mesi është gjithmonë e më larg PSG-së. Takimi i fundit mes babait të tij, Jorge Mesi, dhe drejtuesve të PSG-së, nuk ka sjellë hapa përpara në bisedimet e rinovimit të kontratës që skadon në qershor. Për momentin Mesi nuk e ka pranuar propozimin e zgjatjes së kontratës, duke lënë dyshime të forta për një të ardhme larg Francës.

Një tjetër takim është në plane për ditët e ardhshme, por duket se argjentinasi preferon më shumë një aventurë me Inter Miami në Mls. Problemet e PSG-së nuk kanë të bëjnë me paraqitjet e fundit të lojtarit në fushë, por me një krisje me babain e tij Jorge Mesi.
Në fund të sezonit ka shumë gjasa që Mesi t’i japë lamtumirën klubit me parametra zero, edhe pse drejtuesit e PSG-së shfaqen ende optimist. Ata besojnë se javët e ardhshme do të ketë një akord, ndërsa ideja e Mesit është për të provuar një eksperiencë te klubi i Devid Bekham.
Për të përditshmen katalanase ‘Sport’, Jorge Mesi, babai dhe agjenti i Leos, ka përjashtuar një rikthim të mundshëm te Barcelona: “Kushtet për një rikthim të mundshëm te Barcelona nuk janë. Nuk besoj se Leo do luajë për Barçën, nuk kemi folur me Laportën dhe nuk ka asnjë ofertë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




