Futboll

Barazim i hidhur për Juventusin, ndalet te shtyllat dhe VAR-i në Ligën e Europës

Gazeta Si – Aventura e Juventusit në Ligën e Europës ka nisur me një barazim të hidhur ndaj Nantës, 1-1. Në ndeshjen e parë ndaj francezëve të besuarit e Alegrit nuk mundën të fitojnë, duke e lënë kualifikimin të diskutohet në ndeshjen e dytë.

Juventusi e gjeti shpejt rrugën e rrjetës. Pas 13 minutash, Kieza dha një asist për Vlahoviç në zonë dhe serbi nuk mund të gabonte. Pas 1-0 skuadra e Alegrit u mundua ta menaxhonte më mirë lojën, por pas një ore loje do të vinte befasia e madhe me barazimin e francezëve.

Në një kundërsulm të shpejtë, Blas mposhti Sheznin me një goditje potente. Trajneri Alegri nuk humbi kohë dhe kreu njëri pas tjetrit ndërrimet, duke hedhur në fushë edhe Kostiç, Kuadrado dhe Kean, por italianët ishin pa fat. Ata u ndalën te shtyllat e goditura nga Kieza dhe Di Maria.

Në shtesë pati kontestime dhe për një rast penalltie, që gjyqtari nuk e konsideori të tillë edhe pas konsultimit me VAR-in. Pas një goditjeje me kokë të Bremer, një nga lojtarët e Nantës e preku topin me dorë, por ky rast nuk u konsiderua penallti.

Liga e Europës, play-off
Sot
Ajaks-Union Berlin 0-0
Barcelona-M.Junajtid 2-2
Salcburg-Roma 1-0
Shakhtar D.-Renes 2-1
B.Leverkusen-Monako 2-3
Juventus-Nantë 1-1
Sevilja-PSV 3-0
Sporting-Midtjyland 1-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë